Zitat Zitat von navy Beitrag anzeigen
Die Schweizer schoben einen Kosovaren ab, der von der Tropoje Mafia eine neue Identität erhalten hatte.

27 Maj 2012 - 13:00
Share
inShare

Kosovari me identitet të rremë
arrestohet në Rinas

TIRANE- Një shtetasi kosovar i janë vënë prangat mëngjesin e sotëm në aeroportin e Rinasit. Shtetasi kosovar, Xhavit Makolli, është arrestuar menjëherë pas deportimit të tij nga Zvicra, ku ka jetuar nën një identitet të rremë. Zvicra ka bërë deportimin e tij, nën identitetin 'Artan Hasanpapaj' për shkak se nuk ka pasur një leje qëndrimit të rregullt atje.

Por ndërkaq në verifikimet që kanë bërë efektivët e komisariatit të policisë në Rinas ka rezultuar se ky bëhet fjalë për shtetasin kosovar Xhavit Makolli, ndërsa identiteti me të cilin u vu në pranga në Zvicër është i rremë.
Burime të komisariatit të policisë në Rinas bëjnë të ditur se dyshohet që shtetasi kosovar të ketë blerë identitetin tjetër nga shtetasi Artan Hasanpapaj, me origjinë nga Tropoja. Dyshohet që kosovari të ketë ofruar një shumë të konsiderueshme parash, kundërejt blerjes së pasaportës biometrike me të cilën ka udhëtuar drejt Zvicrës. Pas arrestimit të tij në Rinas dhe marrjes në pyetje kanë nisur edhe hetimet në lidhje me personin që mund t'i ketë shitur atij pasaportën biometrike.
(jd/shqiptarja.com)

Ich verstehe kein Wort. Übersetzung, bitte. Danke.